September 19, 2024
Maqedoni

Shkup, burri ankohet në polici se bashkëshortja i dha dajak

Me datë 07.08.2024 në ora 01:30 në SPB Shkup, një 29 vjeçar nga Shkupi ka raportuar se në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës në Shkup, pas një debati verbal, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 28 vjeçare nga Shkupi, e cila gjithashtu përdori mjet të fortë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ketë parashtresë përkatëse, njoftoi MPB.