Shkup, brenda 24 orëve policia shqipton mbi 100 gjoba
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se policia dje gjatë kontrollit në territorin e Shkupit ka dënuar 112 shoferë, prej të cilëve 38 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Nëntë gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tri gjoba për errësimin e xhameve në mënyrë të parregullt dhe dy gjoba për shoferët e motoçikletave.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, informoi MPB.