Maqedoni

Shkup, arrestohet një agjent i shërbimit sekret

Një i punësuar në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK) është arrestuar sot pasdite në Shkup. Sipas televizionit Telma, ai bashkë me një person tjetër kanë kërkuar para nga një biznismen ndërtimesh, duke i thënë se për kompaninë e tij është hapur procedurë hetimore dhe se ata mund ta mbyllin rastin nëse ua jep 5.000 euro. Biznesmeni e ka paraqitur rastin në polici prej ku i kanë dhene para të përpunuara. Biznesmeni është takuar me shokun e agjentit të shërbimit sekret në një restorant në Shkup, ku ia ka dorëzuar paratë dhe ai menjëherë është arrestuar nga policia.
Bëhet fjalë për person të amnistuar si pjesëmarrës në sulmin e 27 Prillit në Kuvend. Poashtu është arrestuar edhe i punësuari në ASK.