Shkuan për të marë para për Bajram, humbin jetën 80 persona
Të paktën 80 persona humbën jetën në Jemen si pasojë e shtyrjes së turmës gjatë një aktiviteti bamirësi që po mbahej në kryeqytetin Sanaa.
Sipas zyrtarëve houthi ajo që duhet të ishte një mbrëmje bamirësie u kthye në një tragjedi të vërtetë, ku më shumë se 100 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të dhënat paraprake flasin për një pjesëmarrje shumë të madhe njerëzish gjatë shpërndarjes së parave për publikun nga një grup tregtarësh në prag të festës së Bajramit.
Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërkohë që paraprakisht mendohet se bilanci i fataliteteve mund të jetë edhe më i madh.