Shkrumbohet vetura e gazetarit nga Gostivari në Zvicër, shpëton mrekullisht (Foto)
Gazetari nga Gostivari Kasam Selimi i cili punon dhe jeton në Zvicër, ka ndarë me opinionin një ngjarje që i ka ndodhur gjatë ditës së djeshme kur i është djegur vetura afër afër Bernës. Ai falënderon Zotin që gjithçka ka kaluar pa pasoja për të.
Ja postimi i gazetarit Selimi lidhur me këtë rast:
Krijuesit të botërave, Zotit të gjithësisë i takon falënderimi për mbrojtjen nga çdo më e keqe!
Përpara fatkeqësive, njeriu ishte i pafuqishëm.
Vetura ime personale gjatë ditës së djeshme, u dogj e tëra në autostradën në drejtim të Bernit.
Falë Zotit dola shpejt dhe isha i vetëm në veturë.
Të parët në ndihmë mu gjenden policia ushtarake, të cilit kishin qenë pas meje, pastaj policia kantonale dhe zjarrfikësit. I falënderoj shumë për angazhimin dhe ndihmesën e treguar.
Në ato momente vështirësie e fatkeqësie, tepër shumë ma lehtësuan komunikimin në gjuhën shqipe, nëpunësja shqiptare te sigurimi dhe shoferi i transportit të automjetit.
Çdokujt që është kujdesur në këto momente, qoftë me thirrje, mesazhe dhe familjarëve me vizitita, i falënderoj pa masë.
Bern, me 28/29 Maj 2023