Opinion

Shkruan Silvana Begaj: Një palë buzë dhe nuk ke pse i thua punës Mirmëngjes!

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë nuk më befasoi! Agresiviteti ishte i kuptueshëm. Dikush tjetër po i merrte financimin e botoxit dhe silikonit. Mund t’ju dal fytyra e tyre e shëmtuar pa këto investime!

Vipat e silikonit dhe botoxit që promovohen masivisht nga mediat tona kanë helmuar brezat e rinj duke u marr si shembull i një njeriu të suksesshëm.

Një palë buzë, pak botox, extension dhe nuk ke pse rraskapitesh të ngrihesh në mëngjes, të punosh e as të vrasêsh mendjen a të kaloi rroga në fund të muajit a jo!
Ky është mesazhi që duhet të japin zonjushat dhe jo të flasin për familje.
Termi familje duhet patjetër të hiqet nga goja e tyre.

Fakti që ke fëmijë nuk të bën Nënë!

Që këto zonjusha kanë një cantë sa rroga e një viti të një kryefamiljari mesatar nuk i bën të suksesshme dhe as të pasura. Ato nuk posedojne asnjëgjë. As buzët silikon, as fytyrën botox, as flokët extension…..

Janë më të varfra se dikush që i pikon catija.

Reagimet e shumta që kanë pasur individë të ndryshëm për ngjarjen janë më për të ardhur keq. Flasin për dhunën, martesën, burrin, dashurinë… Pra askush sflet për shkakun: Femra vegjetative, analfabete që mënyrën më të mirë për tu shprehur kanë të zihen me gota dhe me shishe birre.

Lexova që u shkruajtën letra të ndjera nga gra të martuara dhe nga ato të divorcuara që flisnin për dashurinë.
Skandaloze! Si mund të rri dashuria në të njëjtin vend me Interesin? Të ndjesh dashuri duhet të kesh inteligjencë, ndërgjegje, personalitet, ndjeshmëri…

Sa e lehtë është të jesh njeri dhe sa të vështirë e kanë bërë këto qenie silikoni!

Një grua është e bukur nga delikatesa, nga të qenit e komunikueshme, nga natyra e tyre e ndjeshme… Dhembshuria që vjen natyrshëm sepse do nje botë më të mirë për femijën tënd…

Këto duhet të promovojnë mediat! Formatet që prodhojnë këto zonjusha duhet patjetër të stopohen sepse po kontribojnë në zhvillimin e një kulture të prapambetur të lindjes.

Mos i përflisni më dhe as mos i promovoni më qënie të tilla të neveritshme sepse veprimet e tyre janë të pandërgjegjshme. Fali Zot se sdinë ca bëjnë duhet të themi, por janë moshë madhore dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit që të veprojë si duhet dhe të marrin dënimin e merituar për të qënë kështu shembull për këto gangsteret e vogla që marrin kot sapo njohin Bllokun.

P.S: Ka qënë një prej artikujve që kam shkruajtur me shumë përtim!
Një Shqipëri e tërë që reagon për 3 budallaçka silikoni që as vetë nuk e dinë se çbëjnë.

#SB #Shperndaje #share