Maqedoni

Shkrimtarja maqedonase: Fajësuat shqiptarët, por 14-vjeçarja u vra nga patriotët besimtarë maqedonas

Vazhdojnë reagimet në Maqedoninë e Veriut për rastin e rëndë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u rrëmbye dhe më pas u vra.

Në lidhje me vrasjen makabre e Vanjës dhe tentimit për t’i fajësuar shqiptarët nga disa media nacionaliste, ka reaguar profesoresha dhe shkrimtarja Rumena Bužarovska.

Bužarovska me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se shoqëria maqedonase rrezikohet nga traditat maskiliste maqedonase dhe jo nga shqiptarët.

“Maqedonas patriotë burra besimtarë me vlera familjare vranë një fëmijë. Aq për kërcënimet reale në shoqërinë tonë”, shkroi ajo,

“Thuhej se shqiptarët duhet të jenë fajtorët, mendoni pak për vlerat dhe paragjykimet tuaja. Nga shumë nga ju “normal” e dëgjova këtë teori”, tha ajo më tutje.