September 28, 2024
Maqedoni

Shkrimtarët e shoqatës OENEUM mysafirë të shkollës “7 Marsi”

Me rastin e 7 e 8 Marsit dhe aktiviteteve rreth këtyre ditëve të veçanta shkolla “7 Marsi” nga fshati Çellopek ishte nikoqire e shoqatës së shkrimtarëve OENEUM me në krye, kryetarin e saj Daim Iljazi, anëtarët e saj, shkrimtarët e mirënjohur në trevat tona, si profesor Ejup Ajdini, Rami Kamberi, Behare Neziri dhe Sadije Aliti të cilët nderuan dhe zbukuruan ambientet e shkollës me prezencën e tyre.
“Gjithashtu mysafir nderi e patëm edhe ish arsimtarin tonë të nderuar dhe një ashtu shkrimtarin për fëmijë, Jusufzija Ademi.
Fjalën hyrëse e mori drejtori i shkollës z. Jasin Reka i cili falënderoi shoqatën dhe anëtarët e saj për prezencën e tyre në këtë orë poetike.
Gjithashtu fjalë përshëndetëse mori edhe kryetari i shoqatës z. Daim Ilazi i cili në emër të shoqatës, falënderoi drejtorin dhe stafin e shkollës për ftesën dhe njëashtu për mikpritjen e ngrohtë tonën duke potencuar se njeriu pa shkollë e pa dije dallohet prej bagëtie vetëm me hije.
Klubi recituesve dhe letrarëve të rinj pranë shkollës sonë me në krye arsimtarët e gjuhës shqipe, si Mirjeta Bekteshi, Nesrine Osmani, Valdeta Elezi dhe bibliotekistja Semavije Ademi, për këtë orë poetike, kishin përgaditur nxënës për të lexuar vepra nga shkrimtarë të njohur shqiptar.

Poezi gjithashtu recituan edhe shkrimtarët në fjalë nga repertoari i tyre i pasur”, njoftoi shkolla me këtë rast.

“Në fund, kryetari i shoqatës së shkrimtarëve OENEUM, ndau mirënjohje për veteranin ish arsimtarin dhe shkrimtarin Jusufzija Ademi që ka lënë gjurmë në arsimimin e shumë gjeneratave dhe vepra në letërsinë shqipe si dhe për drejtorin e shkollës.
“Poashtu z. Daim Iljazi, për nevojat e bibliotekës, ndau një numër të konsiderueshëm të botimeve të veta dhe të shkrimtarëve, anëtarë të shoqatës.Ishte një festë e bukur me poezi për kolektivin dhe nxënësit e shkollës.
Ditën e përfunduam me një koktej rasti dhe biseda të lira mes stafit të shkollës sonë dhe mysafirëve tanë”, njoftoi shkolla.

FOTO: https://www.facebook.com/share/p/SenStCzDLe7moCWZ/?mibextid=WC7FNe