Shkon të festojë ditëlindjen në një kënd lojërash, e kap rryma elektrike
Prindërit e një vajze të mitur kanë shkuar të festojnë ditëlindjen e saj në një kënd lojërash privat në Shkup, por aksidentalisht e mitura ka prekur një kabull elektrik që ishte i zbuluar dhe për pasojë e ka goditur rryma elektrike duke i shkaktuar edhe djegie në dorë.
Rasti është raportuar më datë 17.10.2023 rreth orës 10.00 në SPB-në e Shkupit, nga babai i vajzës me inicialet B.T.(45) nga Shkupi, ku ka kallëzuar n; polici se me datë 16.10.2023 rreth orës 19.30 në një një kënd lojërash në Shkup, në festën e ditëlindjes, vajza e tij e mitur ka kapur një kabull elektrik të zhveshur, gjatë së cilës ajo ka pësuar djegie në dorë nga goditja elektrike.
Policia bën me dije se po merren masa për zbardhjen e rastit në fjalë.