Rajon - Botë

Shkon në 22 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

Një vullkan indonezian u aktivizua sërish të hënën, duke nxjerrë re të nxehta hiri, dy ditë pasi një shpërthimi të fuqishëm ku humbën jetën 22 persona dhe disa të tjerë rezultuan të zhdukur.

Sipas medieve të huaja, Mali Semeru, mali më i lartë në ishullin Java, shpërtheu në mënyrë dramatike të shtunën, duke gjuajtur një kolonë të lartë hiri në qiell që mbuloi fshatrat përreth.

Pamjet ajrore tregonin çatitë që dilnin nga hiri, derisa në tokë, oficerët ushtarakë, policia dhe banorët gërmuan nëpër baltë me duar për të nxjerrë viktimat.

Numri i të vdekurve u rrit në 22 deri të hënën, ndërsa 27 ishin të zhdukur, tha agjencia e zbutjes së fatkeqësive të Indonezisë.