Rajon - Botë

Shkon në 200 numri i viktimave nga sulmet e Hamasit në Izrael!

Të paktën 200 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm të shtunën herët në mëngjes, sipas shërbimit të shpëtimit emergjent të Izraelit, Zaka.
Sipas një bilanci paraprak, të paktën 1,452 njerëz kanë mbetur të plagosur, tha ministria izraelite e shëndetësisë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme. Ndërkaq, presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi më herët një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku i konfirmoi mbështetjen e SHBA për Izraelin.