Rajon - Botë

Shkon në 115 numri i viktimave në Moskë, autoritetet ruse besojnë se mund të ketë edhe më shumë

Rritet bilanci i viktimave të sulmit të mbrëmshmëm në Moskë. Sipas komitetit hetues rus, të paktën 115 persona kanë vdekur.

“Në vendin e sulmit terrorist, në sallën e koncerteve ‘Crocus City Hall’, kur shërbimet e urgjencës po pastronin rrënojat, u gjetën më shumë trupa të të vdekurve.”, tha komiteti.

“Kështu, numri i të vdekurve aktualisht është 115 persona.”, shkruan më tutje në njoftim.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov, tha se pret që numri i të vdekurve të rritet, pasi punonjësit e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre të kërkimit nën rrënojat me shpresë për të mbijetuar.

“Shpëtimtarët po punojnë në skenën e tragjedisë në Crocus – ata po vazhdojnë të pastrojnë rrënojat dhe të kërkojnë njerëz.”, tha Vorobyov.

“719 specialistë dhe 213 pajisje janë të përfshirë… 20 trupa të tjerë janë gjetur nën rrënoja. Puna do të vazhdojë edhe për të paktën disa ditë.”, theksoi Vorobyov.

Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk të Moskës./lideri