Shkollat të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së të folurit dhe të shkruarit në gjuhën amtare-shqipe
Shkruan: Ejup Berisha (AZGJ)
Njeriu në fazat e hershme të fëmijërisë së tij mëson të flet, por kjo e folur është akoma e vobekët e pakompletuar dhe e papërsosur. Kjo është kështu për shkak të moshës joadekuate të fëmiut, por edhe për faktin se atij në atë fazë të hershme të jetës dhe moshës së tij dhe të njëjtit i duhen vetëmse shprehje të kufizuara të tipit dua-nuk dua, më pëlqen-s’më pëlqen, më haet-s’më haet, dua të pi-nuk dua të pi…
Kompletimi i të folurit vjen në kohën kur fëmiu regjistrohet në shkollë. Fillimisht në shkollë fillore, pastaj në të mesmen dhe më vonë nëpër ciklet e arsimimit të lartë në Fakultet. Do të thotë se rolin e kompeltimit dhe të përsosjes së të folurit e më pas edhe të shkruarit të fëmiut e kanë shkollat si institucione kompetente arsimimi dhe edukimi.
Ato jo vetëm që duhet ta kompletojnë të folurit dhe të shkruarit të fëmijëve, por edhe duhet ti përsosin fëmijët për të folur dhe për të shkruar konform standardeve dhe rregullave të gjuhës shqipe. Pra, sa i përket njohjes së gjuhës amtare, shkollat duhet të japin kontribut jo vetëmse në aspekt kuantitaiv, por duhet të kontribuojnë edhe që ta ngrisin cilësinë e njohjes së gjuhës amtare. Nuk mund të kuptohet situata kur shkollat funksionojnë dhe ka kuadër të mjaftueshëm arsimor me shkollim të lartë të drejtimeve të ndryshme arsimore dhe cilësia e të folurit dhe të shkruarit të nxënësve shqiptarë është tejet e ulët. Kjo nuk mund të arsyetohet dhe të justifikohet me asgjë.
Atëherë duhet gjetur shkaktarët se pse nuk kemi cilësi të të folurit dhe të të shkruarit të gjuhës amtare në mesin e shqiptarëve. Tani nuk është si më parë kur njerëzit përndiqeshin persekutoheshin dhe keqtrajtoheshin kur të njëjtët kërkonin arsimim në gjuhën amtare. Sot kjo situatë nuk egziston më. Në këtë kohë janë mundësitë, janë resurset, janë institucionet kompetente dhe nuk ka mungesë kuadri arsimor që duhet ta luajnë rolin e tyre primar arsiminin dhe edukimin e mirëfilltë dhe më cilësor të gjeneratave të reja të njerëzve. Dy janë funksionet primare të institucioneve edukatie dhe arsimiore:
1. Që ti mësojnë të flasin dhe
2. që ti mësojnë të shkruajnë nxënësit të cilët më vonë do rriten dhe do të bëhen qytetarë madhorë të këtij vendi.
Pra, tani nuk duhet të flitet për kuantitet të arsimimit dhe edukimit por për cilësi pra ne qytetarët shqiptarë duhet të ngritemi në aspekt cilësor kur bëhet fjalë për shkollimin dhe edukimin tonë. Si ti kërkohet palës tjetër respektimi i të drejtës për përdorimin më të gjërë apo për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, nëse kemi shqiptarë që nuk dinë ta shkruajnë dhe ta flasin gjuhën amtare?! Pra edhe kur të paraqitemi me kërkesë për përdorimin e plotë apo zyrtar të gjuhës shqipe, duhet të dëshmojmë se kemi jo vetëm kuantitet por se e kemi arritur edhe cilësinë në këtë drejtim. Kjo do të thotë se me meritë të plotë duhet të kërkohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtu në këtë proces përsëris rol primar kanë shkollat e niveleve të ndryshme. Synimi duhet të jetë ngritja e cilësisë së të folurit dhe të shkruarit duke mos e kursyer mundin resurse dhe kuadrot që sot janë në dispozicion. Është e paqartë se pse në kohërat e mëhershme nuk kishte mundësi dhe mungonin resurset e domosdoshme për përdorimin e gjuhës amtare e lere më për përsosjen apo për ngritjen e cilësisë gjuhësore, por ata pak shqiptarë që më herët kanë mësuar kanë pasur dëshirë dhe vullnet që jo vetëm ta mësojnë në aspekt kuantitativ por edhe ta përsosin cilësinë e të folurit dhe të shkruarit në gjuhën amtare që do të thotë në gjuhën shqipe.
Le të bëhen gjërat që u thanë më lartë ndërsa përkujesi për përdorimin e gjuhës shqipe apo për zyrtarizimin e plot të saj është i Agjencisë për zbatimin e gjuhës shqipe. Institucion ky që posedon menaxhment të përkryer kompetent dhe personel tjetër që angazhohet dhe punon për arritjen e këtyre qëllimeve. Në AZGJ nuk mungon angazhimi e as vullneti që të krijohen kushtet dhe realiteti që gjuha shqipe të zyrtarizohet në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike por edhe në tërë teritorin e vendit.