SHKOLLA TRILATERAL PRANVERORE PËR PARANDALIM TË KORRUPSIONIT NË ARSIMIN E LARTË
Instituti për hulumtime strategjike dhe edukim (IHSE) në bashkëpunim me Instutitin për zhvillim, hulumtim dhe alternativë (IDRA) – Tiranë dhe Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci (CESID) – Beograd organizon Shkollë trilaterale pranverore për parandalim të korrupsionit në arsimin e lartë, e cila mbahet nga 15 deri më 18 majnë Ohër.
Shkolla trilaterale është organizuar në kuadër të projektit “Universitetet pa korrupsion në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi” dhe marrin pjesë 30 liderë studentorë dhe aktivistë (nga 10 pjesëmarrë nga tri vendet) si dhe pesë ekspertë.
“Nëpërmjet Shkollës studentët kanë mundësi të fitojnë njohuri dhe aftësi teorike dhe praktike për parandalimin e korrupsionit në universitete. Drejtuesi i projektit, Misho Dokmanoviq, në hapjen e shkollës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në parandalimin e korrupsionit si dhe përdorimin e mjeteve të reja digjitale që janë zhvilluar përmes projektit (çetbot) dhe janë në dispozicion të studentëve”, njoftoi IHSE.