Shkolla fillore në Sllupçan ishte shpallur si çerdhe nacionalistësh e iredentistësh në kohën e Jugosllavisë
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
SHKOLLA FILLORE “ JETA E RE”, SOT “FAIK KONICA” E FSHATIT SLLUPÇAN TË KOMUNËS SË LIKOVËS ISHTE SHPALLUR SI ÇERDHE NACIONALISTËSH, IRREDENTISTËSH DHE…
Kjo çerdhe “ nacionalistësh”, irridentistësh ishte shpallur gati që nga fllimi i hapjes së shkollave shqipe. Një gjë e tillë ishte shpallur nga armiqtë shekullorë që mësuesit shqiptarë të i diferencojnë, të i burgosin, të i largojnë nga proçesi- edukativo arsimorë.
Në këtë rast unë në këtë shkrim nuk do shkruaj për më herët duke lënë për një shkrim tjetër. Tani në këtë shkrim do të shkruajë vetëm nga koha e vitit shkollor 1974/ 75 dhe më vonë.
Kjo u vërejtë shumëherë edhe në shkollën fillore “ Faik Konica “ të fshatit Sllupçan. Që, nga hapja e parë e shkollës shqipe në këto troje, dikujt i pengoi shumë dhe u mundua që në mënyra të ndryshme ta pengojë atë duke përgaditur lloj – lloj metodash që mos të mësohet shqip.
Njëherit mësimdhënësve duke u përgaditur skenare të ndryshëm për t’i larguar nga proçesi edukativo – arsimor. Shumë arsimdashës shqiptarë përjetuan golgotën e skenareve të ndryshëm duke u përjashtuar dhe…
. Kjo shkollë në shumë raste u quajt dhe u shpallë si një çerdhe nacionalistësh, irredentistësh e çfarë jo…
Arsimtarët e saj nacionalistë të përbetuar, që nëpërmes ideologjisë së tyre ndikojnë drejtëpërsëdrejti edhe tek gjeneratat e reja për shkatrrimin e sistemit shtetëror dhe për këtë arsye duhet marrë masa për t’i frikesuar , dënuar, larguar nga puna , burgosë, diferencuar… etj.
E gjithë kjo ishte e kotë, sepse arsimtarët e kësaj shkolle ishin të vendosur dhe të paluhatshëm në kërkesat e tyre dhe në idealin e çiltër të çështjes kombëtare, pa lëshuar aspak pe. Përderisa do t’i përjetojnë të gjitha presionet, shtypjet, dënimet, burgosjet, largimin nga puna, e çfarë jo tjetër.
Shpejt do të vijë edhe viti shkollor 1974/75. Diferencime, burgosje, ndjekje… zbulohen nacionalistët e Enver Hoxhës, duke kënduar një nxënës një këngë, gjatë një programi festiv në shkollë të përgaditur nga arsimatrët dhe nxënësit.
Nuk do të ndalen edhe më tutje në këtë shkollë maltertimet, diferencimet, përjashtime dhe lloj – lloj metodash të tjera edhe gjatë vitit 1981.Përsëri nacionalistët dhe irredentistët, ku tjetër, pos në mesin e arsimtarëve të shkollës fillore “ Faik Konica “.
Duhet çrrënjosur njëherë e përgjithmonë këtë çerdhe nacionalistësh. Kaluan edhe këta vite dhe do të mbesin kujtime të paharruara për kolektivin e kësaj shkolle, që mos të përsëriten më veprime të tilla. Por, gjahtarët përsëri në gjah arsimin shqip.
Vitet 1987/88/89, evidenca pedagogjike duhet të mbahet,shkruhet në gjuhën maqedone dhe në alfabetin e saj qirilik. Absurd mbi absurde…
Përsëri në shkollën fillore “ Faik Konica “, mësimdhënësit të padëgjueshëm për pushtetarët dhe urdheruesit… Evidenca do të udhëhiqet vetëm në gjuhën e tyre dhe të nxënësve, e ajo është gjuha shqipe. S’ka lëshime. Të gjithë shkruajnë në gjuhën e tyre amtare. Të gjithë kompaktë.
Përsëri fillojnë torturat, shtypjet, dhuna, kërcnimet, diferencimet, përjashtimet të llojit të ndryshëm. Turret si bishë ë çoroditur Todor Çushkarovski me kompaninë e tij prapë në çerdhen e nacionalistëve të shkollës fillore “ Faik Konica “.
Deri natën vonë, me netë të tëra nën kërcnime arsimtarët e kësaj shkolle. Asgjë konkrete. Arsimtarët të gjithë të vendosur, nuk ka kthim prapa. çfarë duhet bërë me këta nacionalistë?!…
Shkolla të dënohet, i tërë kolektivi të çohet në drejtori të dhunshme dhe të mos funksionojë asgjë nga Brenda dhe gjithëçka të vendoset nga Komiteti i Toshës .
Fillojnë diferencimet, dënimet… Përpilohen lista për largime nga puna, e çfarë jo… Prapë, nuk ka kthim prapa, të punësuarit kompaktë dhe në idealet e tyre të pathyeshme.
Tani do të përmisohen të punësuarit e kësaj shkolle, ose do të merren të gjitha masat e përdhunshme deri në dënime, burgosje, largim nga puna e gjithçka tjetër.
Përsëri këmbëngulës, nuk ka kthim prapa. Kolektivi përsëri kompaktë pa luhatje. Kalon edhe kjo shtrëngatë, prapë asgjë. Edhe njherë përsëri me drejtori të dhunshme.
Përsëri kërcnime se do të pësojnë dënime, largime nga puna, përjashtime… mbyllja e shkollës nën dry… Deri në fund, nuk ka lëshim nga ajo që është shqiptare…