Lajmet e rejaMaqedoni

Shkatërroi materialin zgjedhor, padi për një 45-vjeçar!

Departamenti i Punëve të Brendshme në Prilep ka parashtruar kallëzim penal kundër B.J.(45) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkatërrim të materialit zgjedhor”.

“Më 17.10.2021 në vendvotimin numër 1443 në Prilep, i denoncuari publikisht ka shkarravitur dhe ka shqyer fletëvotimin e cila i është dhënë për të votuar, pas çfarë i ka futur në kutinë e votimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.