Shkarkohet Arsovska, Gjorgjievski kryetar i ri i BNJVL
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është shkarkuar nga pozita e kryetares së Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale BNJVL, përcjell TV21. Kryetar i ri i BNJVL është zgjedhur kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.
“Koalicioni mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së u shfaq edhe një herë në veprim gjatë votimit të sotëm në Bashkësinë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë. Me votat e përbashkëta të kryetarëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, përfaqësues në BNJVL, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, u shkarkua nga pozita e kryetares së BNJVL-së”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Ndërkaq, nga komuna e Kisella Vodës bëjnë të ditur se nënkryetarët Ganiu dhe Kostadinov do të vazhdojnë të mbeten nënkryetarë të BNJVL-së.
“Në të njëjtën pozitë mbeten nënkryetarët e BNJVL-së, Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit dhe Pero Kostadinov, kryetar i Komunës së Vallandovës”, thonë mes tjerash nga komuna e Kisella Vodës.