Maqedoni

Shkarkimi i prokurorit Kocevski, Fillkov: nuk varemi nga Këshilli i prokurorëve

Nëse Këshilli i prokurorëve publikë jep mendim negativ për propozimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Kocevski, kjo nuk do të thotë se procedura ka përfunduar. Ministri i drejtësisë Fillkov, në intervistë për MKD.MK thotë se çdo mendim i Këshillit të Prokurorëve Publik është i rëndësishëm për këtë procedurë, por thekson se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk do të udhëhiqen ekskluzivisht nga mendimet e një organi nëse, siç thotë ai, përkrahen individë që nuk e kryejnë mandatin e tyre në mënyrë profesionale.

Vendimi i për shkarkimin e Kocevskit, siç Fillkov, nuk ishte i lehtë, por i duhur. Ministri i drejtësisë tha se prokurori i shtetit ka bërë gabime të rënda gjatë kryerjes së funksionit të tij. Në arsyetimin e një dite më parë të Ministrisë së Drejtësisë, për të shkarkuar Kocevskin u përmend konflikti i interesit si dhe dyshimet për anshmëri në punën e tij. Ndërkohë, për Kocevskin është ngritur kallëzim penal nga prokurori i lartë publik Cvetanovski.