Maqedoni

Shilegov e Ganiu premtojnë zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov”

Kreu i Qytetit të Shkupit Shilegov dhe ai i Çairit Ganiu premtuan zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov” për të cilin projekt thanë se ka filluar tenderi për projektimin e bulevardit. Bulevardi sipas projektit të prezantuar duhet të jetë 29 metra i gjerë, ndërsa ndërtimi që pritet të përfundoi për tre vite do të kushtojë rreth 6.5 milion euro.

Alsat
Menu
Switch skin
Shilegov e Ganiu premtojnë zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov”
A123.06.2021 323 1 minute read

Kreu i Qytetit të Shkupit Shilegov dhe ai i Çairit Ganiu premtuan zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov” për të cilin projekt thanë se ka filluar tenderi për projektimin e bulevardit. Bulevardi sipas projektit të prezantuar duhet të jetë 29 metra i gjerë, ndërsa ndërtimi që pritet të përfundoi për tre vite do të kushtojë rreth 6.5 milion euro.

“Do të kemi zgjerim të bulevardit, që do të thotë eksproprijim i një numri të caktuar të objekteve dhe largimin e tyre, pasi ndodhen në trase. Edhe për këtë çështje si kryetar i qytetit nuk kam bërë asnjëherë kompromis, pse, sepse jam i vetëdijshëm se do ti prishim disa objekte, do ta kompensojmë prishjen e tyre, por jam shumë më i vetëdijshëm se ajo do të jetë zgjidhja e përhershme për këtë pjesë të qytetit”, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

“Do të thotë që do të ketë gjashtë korsi, në mes me gjelbërim, trotuar, korsi edhe për biçikleta. Do të jetë me të gjitha standardet që dhe ti përmbush një bulevard. Është i një rëndësie të madhe duke e ditur që komuna e Çairit e ka dendësinë më të madhe në vend’, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.