Shikoni si po aktrojnë këta me “mindil” në duar, gjoja po ndiejn dhimbje!
Shkruan: Emad Mehmeti
Shikoni si janë renditur këta me “mindil” nëpër duar demek për t’i fshirë lotët nga dhimbja e madhe.
– Zotërinj, ju me siguri e dini se korrupsioni vret, ndërsa nuk e di sa keni bërë për ta ndaluar atë?
– Zotërinj, ju me siguri e dini se “elmentet korruptive” janë “varret” e së nesërmes ku mbytemi për çdo ditë si shoqëri?
– Zotërinj, mjaft me aktrime, në kohën kur raste të shumta mbetën të pazgjidhura si “Monstra”, “Rasti i Kumanovës”… e shumë të tjera.
– Zotërinj, mund të behi edhe më të pushtetshmit e botës, por dijeni se edhe për juve dheu është destinacioni i fundit.
– Zotërinj, prandaj të paktën njëherë hiqni maskën dhe tregohi se kush jeni, se na mbytët me shumëfytyrësi!
Ju deri më sot në vend që të jepnit e kërkonit përgjegjësi – për 1001 skandalet që e shoqëruan djegien e autobusit në Bullgari, ende dilni para opinionit duke aktruar “toshën” se nuk dini asgjë. O të mjerë “elementet korruptuese” na kanë sjell deri këtu!
Familjeve plagët e dhembjes nuk mund t’u mbyllen asnjëherë, por të paktën drejtësinë çdo qenie njerëzore e meriton.