Shi dhe breshër sot pasdite në një qytet në Maqedoni, era rrëzoi pemët (Video)
Një stuhi me breshër ka goditur pasditen e sotme Kavadarin, deri sa në rrugët dhe trotuaret e qytetit janë derdhur sasi të mëdha uji nga reshjet e rrëmbyeshme. Tash për tash nuk dihet nëse breshëri ka shkaktuar dëme në kulturat bujqësore.
Ka pasur reshje shiu dhe breshëri edhe në fshatrat tjera përreth, transmeton Lideri.mk, rreth dyzet kilometra larg qytetit të Kavadarit.
Informacionet fillestare thonë se dëmet më të mëdha janë në atari të fshatrave Bistrenc, Koreshnicë dhe Përzhdevë. Mirëpo, siç theksojnë nga Komuna për MPB-në, komisioni që do të dalë në terren do t’i përcaktojë dëmet e sakta, me qëllim që të kompensohen fermerët nga shteti.