Shfuqizohet aktgjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë
Gjykata e Apelit në Gostivar ka shfuqizuar aktgjykimin me kusht të dhënë për dy ish-drejtorët e Qendrës Klinike në Tetovë, Artan Etemi dhe Florin Besimi, të cilët ishin dënuar për ngjarjen tragjike të zjarrit në Qendrën për Covid-19 ku humbën jetën 14 persona. Vendimi për rivendosjen e gjykimit erdhi pasi u vërtetua se gjykata e parë nuk kishte trajtuar rastin me kujdesin e duhur dhe se aktgjykimi përmbante mangësi në arsyetimin e faktit dhe në zbatimin e procedurës ligjore.
Në të njëjtën vendim, Apeli gjithashtu konfirmoi pafajësinë e mjekut Boban Vuçevski, i cili kishte marrë pafajësi që në fillim për çështjen e zjarrit në spitalin modular.
“Gjykata shqyrtoi pretendimet ankimore të PTHP për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 415 paragrafi të Kodit Penaë, por nuk i pranoi si të bazuara duke konsideruar se aktgjykimi i ankimuar në seksionin. në pikën II nuk përmban mangësi të tilla për shkak të të cilave nuk mund të shqyrtohej për sa i përket korrektësisë dhe ligjshmërisë së tij. Formulimi i aktgjykimit është i qartë dhe i kuptueshëm, dhe arsyetimi përmban arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare të vërtetuara dhe qëndrimet e miratuara juridike të gjykatës. Këshilli i kësaj gjykate vlerëson se të gjitha pretendimet ankimore të lartpërmendura të paraqitura në ankesën e janë të pabazuara”, thuhet në shpjegimin për lirimin e doktor Vuçevskit.