KulturëMaqedoni

Shfaqja e Teatrit në Kumanovë ngjall interes në Kosovë! Flet për RTK regjisori Nehat Memeti! (Video)

Teatri shqiptar në Kumanovë ka filluar përgatitjet për shfaqjen me titull “Letra”, që paraqet adaptim të veprës së mirënjohur “Fernando Krap më shkroi këtë letër”, të autorit gjerman Tankred Dorst.

Regjisor i shfaqjes është Nehat Memeti, skenografia Qazmedin Nuredini, kurse asistent i regjisë, Ibër Dehari.

Shfaqja, do të realizohet me një ekip të përzgjedhur aktorësh, kurse premiera e saj pritet në fillim të muajit korrik.

Në rolin e Julias paraqitet Sara Bajrami, kurse në rolin e Fernando Krapit, Ismail Kasumi, në rolin e Kontit paraqitet Sefedin Shabani, etj.

Autor i muzikës, Alisan Memeti Çuni, kostumografia Erzana Beluli.

Lidhur me këtë shfaqje ka folur në emisionin “@RTKulturë” në RTK, regjisori i shfaqjes, Nehat Memeti.

Intervistën e tij mund ta përcillni në videon në poshtë, nga minuta 12:30.