Kulturë

Shfaqja e shekullit “Pas luftës kush jemi ne” me sukses absolut edhe në Shkup

Të shtunën mbrëma, në Teatrin shqiptar bë Shkup, në brezencë të një audience kryesishf nga bota artistike, me sallën përplot u mirëprit trupa e jashtëzakonshme e kastës së shkëlqyer të kërcimtarëve, aktorëve dhe muzicientëve nga të gjitha triojet! E veçanta e këtij produksioni të madh që nga shikimibi parë duket sipërmarrje gjigande është realizuar me vullnetin e çeliktë të gazetarit të shquar, autorit të shumë librave dhr ish- ushtarit të UÇK-së Nusret Pllana i cili ka shpjeguar se projekti ka kap kosto të mëdha të siguruara vetëm nga sponsorët e Diasporës që nuk kanë kursyer vetveten në asnjë moment, ndërkaç përkrahja institucionale pavarëeisht kërkesave që janë bërë në kohë ka qenë zero, përjashtuar kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama i cili është përkujdesur për mbaëvajtjen në Prishtinë me datë 26 nëntor ku si asnjëherë më parë salla AMC kishte 1500 spektatorë! Shfaqja solli gërshetim të veçantë artistik të kërcimit, aktrimit dhe ritmeve muzikore, që ndërlidhin dramatikisht rrëfimet e të mbijetuarve dhe të zhdukurve, të vrasjes së 1432 fëmijëve dhe gërshetimi të botës së përtejme dhe realitetit të sotëm, duke na lënë të reflektojmë mbi rëndësinë e kujtesës individuale dhe kolektive.

E veçanta dhe gjetja e Robert Nuhës- koreograf, Ilir Bokshit- regjisor e Trimor Dhomit- kompozitor ishte ndarja e të mbijetuarve- bendit që ishte i vendosur lart në pozicion disa metra mbi skenë ku dominonte bateria, bas kitara e kitara elektronike e gprshtuar me orkestracionet që ishin të gjitha autentike! Zëri i mezosopranoe Besiana Mehmedi në shtatë pjesë të kënduara solli shtatë ngjyra të ndryshme! Shkrirja e saj me kërcimin, bashkangjitja gjatë këndimit të grupit përcjallja subtile e ninullës, elemntet e jugut gjatë të folurës së aktorëve, këndimi befasues rok, vokalizat në dy skena nme një ambitus rreth 3 oktava e posaqërisht shpirti popullor tek “Dasma vdekjes” pasqyronin përveç një profeeioniste me eksperiencë edhe një artiste që kishte hyrë thellë në muzikën e Dhomit- konceptualisht bë shërbim të rritjes së emocionit të kërcimit e fjalës! Në tingëllimën muzikore kishte vaj, dhembje, shpresë e revoltë ndërkaq bendi i përbërë vetëm nga 3 instrumentistë të shkëlqyeshëm: Teoman Ukça, Edmond Gjinolli, Leonard Canhasi, ishte i nivelit të lartë profesional që përcillnin me përpikmëti absolute live çdo skenë e lëvizje!
Adem Karaga e Donika Ahmeti si role kryesore nga skena e ëndrrës për lumturi, monologu i nanës që vajton fëmijët që nuk i ka e i babës- zdrukthëtar që flet për të birin që i humbi si i vetmi i mbijetuar, skena e varrezave masive e deri tek ora dhe thirrja e fundit shqip arrijnë që të bëjnë spektatorin të përlotur me lojën brilante! Të jashtëzakonshëm janë në paqaritjet e tyre Valmir Krasniqi, Fikrete Miftari, Florist Bajgora, Flaka Latifi, Fiona Abdullahu, Andi Bajgora, Altinq Binaku, Ibrahim Tusha, Lavdije Idrizi, Enis Mulaku, Albana Gashi, Lirilindq Krasniqi, Patriot Osmani, Drin Berisha, Albione Sahiti, Elion Guri, Jonada Jashari, Blerta Cakaj. Gjithë ky realizim i projektit gjigand do ishte i pamundur pa videoproheksionet nga Florian Çanga, mjeshtrin e ndriçimit Yann Perregaux, kostumografen Vesa Kraja! Kjo shfaqje përveç suksrsit në Shkup ku publiku 15 minuta me radhë ka duartrokitur pati impakt të jashtëzakonshëm në Tiranë dhe ishte dhuratë e Kosovës për 28 nëntor!

Koreografi Robet Nuha është shprehur kjo shfaqje i dedikohet sakrificës, vuajtjeve dhe rezistencës së popullit të Kosovës, me fokus te kategoria e të zhdukurve, si dhe fëmijët e vrarë.
Sipas tij tendenca e shfaqjes dans teatër “Pas luftës, kush jemi ne?!” është që nëpërmjet gjuhës së trupit, atë të fjalës, komponimit koreografik, qasjes bashkëkohore, imazheve e të gjithë komponentëve të saj të arrijë në atë formë artistike që të ngjalli refleksion mbi atë se, kush jemi ne, pas luftës!? “A i vlerësojmë sa duhet vlerat e pakontestushme të luftës sonë për liri…Ndryshe Robert Nuha njihet për dy prurje fantastike në Maqedoni dhe atë me realizimin “Vallja e paqes” dhe “Kaçakët e Sharrit” produksione brilante të Ansamvlit Nacional të këngëcr e valleve popullore shqiptare të periudhës 2021 dhe 2023!
Nuha është shprehur tejet i lumtur që ka bashkëpunuar me artistët në të mirë të vendit!udhëheqësi i shoqatës “Yjet që nuk vdesin”, Nusret Pllana shprehet i lumtur për realizimin e këtij projekti jetësor të tij duke u shprehur pafundësisht mirënjohës ndaj secilit artisr që kanë dhënë shpirtin e tyre për të kujtuar 1432 fëmijë të vrarë, 20.000 gra të dhunuara, shumë të zhdukur e persektuar! Pafundëeisht mirënjohës ndaj mërgimtarëve që materialisht mundësuan realizimin e këtij projekti gjigand!

Shfaqja do të vazhdojë rrugëtimin në Paris, Frajburg, New York e shumë vende të tjera ka bërë të ditur Pllana!