Sheval Muaremi ka qenë në stacion policor në Dubai, më pas është liruar?
Sheval Muaremi sot disaorë ka qëndruar në stacion të policisë në Dubai, por më pas është lënë i lirë. Ashtu siç publikoi TV21, ai sot ka qenë në stacion të policisë, pasi ndaj tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.
SIpas burimeve tona, Muaremi është lëshuar i lirë në munges provash. Ndryshe, në polici kundër tij janë dorëzuar prova nga aplikacioni Sky, të cilat policia nuk i ka pranuar si relevante.
Për Muaremin më4 mars u lëshua fletarrest ndërkombëtar. Ai dyshohet që është udhëheqës i grupit të Gërçecit, që akuzohet për vrasje, trafik me narkotik, ndërsa u zbulua nga aksioni i policisë edhe nga organet hetuese ndërkombëtare.