Shënohet 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, KSL në protesta për të drejtat e punëtorëve
Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, Konferedata e Sindikatave të lira me protestë. Ata thonë se punëtorët po përballen me presione për ekzistencën e tyre, për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta.
Sindikalistët kërkojnë kthimin e harxhimeve për ushqim dhe transport me rreth 20 përqind nga paga mesatare dhe rritjen e pages minimale për 450 euro në 100 ditët e para të Qeverisë.
Protesta nisi para shtëpisë së punëtorëve dhe do të vazhdojë para Kuvendit, ndërsa do të përfunojë para Qeverisë.
“Sot kërkuam nga partitë politike të vinë këtu të elaborojnë programet e tyre, ti tregojnë pikpamjet e tyre dhe të tregojnë se a do të presim në të ardhmen një kaos të tillë, apo gjërat do të vinë në vendin e duhur. Edhe një herë të them se kemi ligje të mira, kemi marrëveshje kolektive, ne vetëm duhet ta respketojmë punëtorin, ti respektojmë ligjet dhe ti respektojmë marrëveshjet kolektive. Ne tani kemi Qeveri teknike, do të kemi Qeveri të re muajin e ardhshëm, dhe kërkojmë nga të gjithë ata që pretendojnë të jenë në pushtet, të vinë dhe ti prezantojnë programet e tyre këtu para nesh.” – deklaroi Kryetari i KSL-së, Bllagoja Rallposki.