Maqedoni

Shënimi i Javës evropiane të sigurisë dhe shëndetit në punë

Në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) në bashkëpunim me fondacionin “Fridrih Ebert” sot në Shkup do të shënohet Java evropiane e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Siç informojnë nga MPPS në Javën evropiane të sigurisë dhe shëndetit në punë do të flasin Jovanka Trençevska ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Shtefen Hudolin, delegacion i Bashkimit Evropian në këtë vend, Sllobodan Trendafilov kryetar i LSM-së, Vlladanka Trajkovska kryetar i ORM-së, Emil Kërstanovski koordinator kombëtar i Organizatës ndërkombëtare të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues i zyrës së FES.