Shemsija dhe Fikrija, dy mësueset binjake nga Kamenica (Video)
Të gjithë i njihnin si mësueset binjake, pasi që vështirë dallohej se cila ishte tjetra për shkak veshjes së njëjtë.
Lidhshmëria e tyre u forcua derisa të dyja zgjodhën profesionin e njëjtë.
E pas kësaj mërgimi ishte ai që i ndau motrat, mësuese të pensionuara.
Shemsije Ahmeti pensionimin e saj po e shijon në Kamenicë, e motra e saj binjake Fikrija në Gjermani.
Edhe pse mijëra kilometra larg njëra-tjetrës kontaktin e kanë të shpeshtë brenda ditës, por më 7 Mars dëshirë kanë takimin me njëra-tjetrën.
Gëzimi më i madh i familjes kishte qenë kur binjaket për të njëjtën ditë diplomuan dhe më pas edhe u punësuan në po të njëjtën shkollë.
Motrat binjake thonë se ngjashmëria që kishin mes vete shpeshherë u ka mundësuar të bëjnë edhe trike në orët mësimore, njëra shkonte në shkollë e zëvendësonte tjetrën, pa e kuptuar të tjerët.
Ajo kujton periudhën pas pensionimit, si një nga kohërat më të vështira për shkak ndarjes që kishte me nxënësit.
7 Marsi e bashkon mësuesen Shemdije me ish-kolegët e saj në festë për ditën e mësuesit. Ajo takohet edhe me ish-nxënësit, të cilët vazhdojnë të kenë respekt për kontributin e saj dhe të motrës Fikrije në fushën e arsimit.