Shembet pjesërisht çatia e shkollës në Florida, lëndohen 12 persona – 9 prej tyre fëmijë
Mediat amerikane raportojnë se 12 persona përfshirë 9 fëmijë janë lënduar, kur të premten në orët e para të mëngjesit u shemb pjesërisht çatia e një shkolle të mesme në Florida.
Incidenti ka ndodhur në shkollën e mesme James Ricards në Oakland Park. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se drejtori i shkollës kishte dëgjuar dy krisma të mëdha, para se të zbulonte që çatia e shkollës ishte shembur pjesërisht, transmeton Telegrafi.
Sipas zëdhënës së Oaklan Park, Shanon Vezine, rrjedhja e ujit në shkollë kishte shkaktuar shembjen duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.
E pamjet dramatike të filmuara me telefona të mençur, kanë treguar se shembja e çatisë ka ndodhur me mbi telat e shtyllave elektrike.