Maqedoni

Shehu: Diaspora mund të votojë në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë

Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ditmire Shehu ka shpjeguar për opinionin mënyrën se si do të votojë diaspora në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.

Ajo theksoi se Kodi Zgjedhor u mundëson vetë mërgimtarëve të zgjedhin se si do të votojnë, qoftë duke ardhur në vendlindje ose duke realizuar të drejtën e tyre të votës në përfaqësitë diplomatike të vendit tonë në diasporë.

“Sa i përket mënyrës se si do të votojë diaspora në Republikën e Maqedonisë së Veriut apo do të votojë në përfaqësitë apo ambasadat, Kodi Zgjedhor ua mundëson atë të drejtë të zgjedhin vetë votuesit.

Kemi një aplikacion tash që t’ua lehtësojmë qytetarëve që jetojnë në diasporë që mos shkojnë paraqitjen ta bëjnë në vetë ambasadat, por ta bëjnë në mënyrë elektronike përmes aplikacionit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Fatkeqësisht, interesi ishte shumë i vogël, diku te 2.600 votues”, tha Shehu./Klan.mk/