July 1, 2024
Rajon - Botë

Shefi i NATO-s: Ukraina është ende në ditët e para të kundërsulmit të saj

Ukraina është ende në ditët e para të kundërsulmit të saj, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Operacioni i shumëpritur filloi zyrtarisht në fund të javës së kaluar, ku trupat ukrainase janë përfshirë në luftime intensive përgjatë vijës së frontit.

Duke folur në një konferencë shtypi, Jens Stoltenberg tha se “ne nuk e dimë nëse kjo do të jetë një pikë kthese në luftë… sa më shumë fitime të bëjnë ukrainasit aq më e fortë do të jetë dora e saj në tryezën e negociatave”.

Ai bëri thirrje gjithashtu që aleanca ushtarake prej 31 anëtarësh të bëjë më shumë në drejtim të standardizimit të municioneve dhe pajisjeve, raporton skynews.

“Që nga vjeshta e kaluar, ne kemi punuar se si të rrisim prodhimin e municionit. Standardizimi është një përgjegjësi thelbësore e NATO-s… ne duhet të bëjmë më shumë”, shtoi ai.

Ndryshe, shefi i aleancës më të madhe ushtarake në botë është takuar me presidentin amerikan, Joe Biden, ku kanë shqyrtuar mundësitë se si të vazhdohet ndihma ndaj forcave ushtarake.