SHBA-të e fusin në listë të zezë Millorad Dodikun
Anëtari i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, e quajti si të pakuptimtë vendimin e SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj tij.
“Ndoshta gjëja e parë që të vjen ndërmend është koha e shpalljes së këtij vendimi, në prag të festës më të gëzuar të krishterë të Krishtlindjes. Historikisht si komb jemi sulmuar në festat e mëdha dhe e di që ata që qëndrojnë pas këtij vendimi e dinë”, u shpreh ai, raporton Klix.ba.
Dodik theksoi se gjëja tjetër që i shkon ndërmend është se u ndëshkua sërish, pa e ditur pse.
“Fillimisht më thanë se po shkel të Dejtonin, pa deklaruar se çfarë e kam shkelur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, tani siç dëgjoj jam akuzuar edhe për korrupsion dhe në Bosnje e Hercegovinë nuk po zhvillohet asnjë procedim penal për korrupsion apo kudo tjetër në botë”, thotë Dodik.
Ai pretendon se nuk e “vuri në dyshim rendin kushtetues në Bosnje dhe Hercegovinë apo stabilitetin e tij dhe se mbetet e paqartë se çfarë kishin në mendje krijuesit e këtyre sanksioneve” kur vendosën ta ndëshkonin përsëri.