Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri sot ka njoftuar se është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
Shaqiri tha se, është më mirë që një ligj të përpunohet më gjatë se sa të ketë ligj që në vazhdimësi do të ketë ndryshime.
“Ligji është prolonguar. Është më mire të prolongohet dhe të sillet një ligj gjithëpërfshirës se sa të bëhet një ligj që do të pësoj ndryshime të vazhdueshme në etapa të caktuara. Unë ndaj mendimin se më mire është të përpunohet më gjatë dhe të jetë më gjithëpërfshirës se sa të bëhet shkel e shko. Ky ligj ngërthen në vete përfaqësimin e drejt dhe adekuat në të gjitha institucionet e shtetit”, tha Shaqiri në “Daily Click”.
Ai tha se me këtë ligj shqiptarët do të përfaqësohen në të gjitha institucionet.