Sport

Sevilja vihet në “gjah” pas sulmuesit shqiptarë në Spanjë

Myrto Uzuni është një nga sulmuesit më në formë në futbollin spanjoll, pasi është duke shkëlqyer me fanellën e Granadas. Sulmuesi shqiptar është golashënuesi kryesor në La Liga 2 ku deri më tani ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

27-vjeçari po kërkohet nga shumë skuadra, derisa së fundmi në garë është futur edhe Sevilja. Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Sevilјa e ka përcjellë në disa ndeshje Uzunin dhe janë gati që ta transferojnë atë në afatin kalimtar veror.

Megjithatë, për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sevilјa shpreson që Granada të mos ngjitet vetë në elite. Kjo pasi në klauzolën e kontratës së tij është vendosur që shifra e largimit shkon në 25 milionë euro nëse e lë ekipin në La Liga.

Shpenzim që Sevilјa nuk është gati ta bëjë, ndonëse futbollisti raportohet nga mediat spanjolle se është i tërhequr nga ideja për të luajtur me klubin i cili mban numrin rekord të gjashtë trofeve të fituar në Ligën e Evropës.