Serbia po e vajton ushtarin serb të Wagnerit që e likuidoi ushtria ukrainase
Pasi u raportua se vullnetari serb Urosh Prvuloviç u vra duke luftuar në radhët e grupit Wagner pranë Bakhmutit, kanë dalë detaje të reja për jetën e tij.
Serbët me dhimbje po i thonë lamtumirë Prvuloviç-it në Facebook, ka postime të shumta në Telegram, ndërsa vëllai i tij Lazar Prvulovic ka postuar disa foto nga varrimi në varreza në një klip të shkurtër në TikTok.
Uros Prvuloviç vdiq më 28 prill, ndërsa informacioni për varrimin u transmetua të mërkurën, më 5 korrik. Uros Prvulović u varros në varrezat në Donetsk.
Gjatë luftës, Prvuloviç përdori pseudonimin “Aleksandar Aleksandrović” dhe pretendonte se jetonte në Shën Petersburg. Urosh postimin e fundit në Facebook e ka bërë në mars të këtij viti.