September 28, 2024
Maqedoni

Serbia është në prag të luftës qytetare

Aleksandar Shapiq, kandidati i listës “Aleksandar Vuçiq, Beogradi nuk duhet të ndalet” për kryetar të Beogradit, ka thënë se Serbia është në prag të luftës civile, duke reaguar ndaj deklaratave të opozitës pro-evropiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në atë vend në ditët në vijim.

“Kjo që po bëjnë është një prelud i një lufte civile. Prandaj u kërkoj që të mos e bëjnë. Kemi vuajtur shumë. Lufta civile na shkatërroi. Nuk ka ende pajtim. Nuk duhet të ndodhë më. Kjo është një nxitje në konflikt civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë atë”, tha Shapiq, raporton Dnevnik.ba