Serbët po sulmojnë serbët në Veri të Kosovës? Digjet lokali i nënkryetares së Zveçanit
Nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomiqit, i është djegur mbrëmë një lokal nga persona të panjohur.
Pas ngjarjes, Tomiq thotë se dyshon në organizatën terroriste “Brigada e Veriut” dhe në partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listën Serbe.
“Dyshoj në ‘Severna Brigada’ dhe në Listën Serbe se e kanë kryer këtë akt. Kjo për faktin se unë jam e punësuar në një institucion të Republikës të Kosovës, ku politikat tona janë në kundërshtim me atë të tyre”, tha ajo për KosovaPress, transmeton Klankosova.tv
Timonic ka bërë të ditur se zjarri në lokalin e saj ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate me koktej molotovi.