July 8, 2024
Kosovë

Serbët e shpallin “komandant” Vuçiqin, kërkojnë luftë në Kosovë (Video)

 

Mëngjesin e sotëm në programin e mëngjesit të Televizionin serb Pink, është shfaqur një video ku thuhet se “të gjithë duhet të qëndrojnë bashkë si një me komandantin Aleksandër Vuçiq”, transmeton lideri.mk.

Në sfondin e videos dëgjohet zëri i Vuçiqit:

“Një arra e fortë është një frut i çuditshëm, nuk thyhet, por thyen dhëmbët. Ne nuk kemi frikë nga askush, sepse Serbia e lirë dhe liritare nuk ka pse të frikësohet. Serbia nuk duhet të ndalet.”

Më pas vijon kënga me tekstin e mëposhtëm:

“Kosova është një zemër e ëmbël, e dini se çfarë ndodhi atje. Një nënë po qan, duke pritur që djali i saj të kthehet nga larg. Të valojë flamuri serb, është një betejë e ashpër tani, të gjithë luftuan si një, vëlla me vëllanë, me komandant Aleksandrin”.