September 28, 2024
Maqedoni

Selmani: Kemi inicuar hapjen e Akademisë Ushtarake në kuadër të UT-së

Profesori universitar Bashkim Selmani propozon që në kuadër të Universitetitt të Tetovës të haooet edhe një Akademi Ushatarke, për edukimin e kuadrove të reja ushtarake. Në intervistën ekskluzive për “Zhurnal” që e plotë do të publikohet ditën e nesërme, Selmani thotë se kjo do të ishte në përputhje me nevojat e Maqedonisë së veriut si vend i ri anëtar në NATO.

“Unë edhe këtu ku jemi aktualisht, në Universitetin e Tetovës kam diskutuar që të realizohet një ide e studimeve të reja ku do të përfshihet edhe Akademia ushtarake, ku ne do të përgatisim kuadro të reja për siguri”, thotë mes tjerash profesor Selmani në intervistën e tij për Zhurnal.
Njëkohësisht ai flet për nevojën që Maqedonia e Veriut të zhvillojë sa më shumë projekte për të shfrytëzuar kapacitetet e NATO-s jo vetëm ushatarake, por edhe në sferën civile.