Sela uron: Ishte vit i vështirë për shqiptarët, 2025 le të jetë fillimisht vit i shëndetit dhe harmonisë në shtëpitë dhe familjet tuaja
Sonte po përcjellim një vit të vështirë dhe përplot me sfida për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ishte një vit që do të mbahet mend gjatë si viti i degradimit të shqiptarëve dhe të drejtave tona kolektive të fituara ndër dekada.
E vetmja gjë që mund të na bëjë krenarë në këtë vit është qëndresa dhe rezistenca jonë, uniteti i shqiptarëve përballë një goditje ndër më të rëndat në periudhën e pluralizmit. Ne arritëm të qëndrojmë stohik dhe tanimë filluam të fitojmë edhe betejat e para dhe të fuqizohemi edhe më shumë seç ishim deri më tani.
Viti 2025 le të jetë fillimisht vit i shëndetit dhe harmonisë në shtëpitë dhe familjet tuaja. Urojmë nga zemra për mirëqenie, lumturi dhe suksese të shumta për secilin prej jush.
Të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë vigjilent e të vetëdijshëm për sfidat në të cilat ndodhemi dhe në vitin e ri të hyjmë me plot energji, vendosmëri dhe bashkërisht të rikthejmë dinjitetin për çdo shqiptarë dhe çdo qytetar të këtij vendi.
Urime dhe Gëzuar Vitin e Ri 2025!
Qoftë një vit i begatë për të gjithë!
Me respekt
I juaji,
Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët