June 26, 2024
Maqedoni

SELA: TRYEZA E PËRBASHKËT SHQIPTARE NË KËTË MOMENT ËSHTË MË SE E NEVOJSHME!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela mbrëmë ishte i ftuar në Click Plus në TV21. Sela tha se në këtë moment është më se e nevojshme tryeza e përbashkët shqiptare.

“A ju kujtohet sa gjatë kam fol për tryezën e përbashkët të partive politike parlamentare shqiptare, për këto momente kjo tryez është e nevojshme. Këto janë momentet me të cilët ndodhemi edhe si faktor politik, edhe fituesit edhe humbësit edhe Fronti Europian edhe VLENI të gjithë bashkë i japin më kuptim legjitimitetit të shqiptarëve”, deklaroi Sela.