BallinaMaqedoni

Sela: Taravari do të përfundojë nënkryetar i VMRO-së

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka thënë se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e Arben Taravarit. Sela më tej tha se Taravari do të përfundojë si nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Nuk dua shumë t’i komentoj deklaratat e Taravarit. Natyrisht që procesi gjyqësore rreth vulave të partisë është në vazhdim e sipër. Qëllimisht kam heshtur gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk jam deklaruar dhe ai ka bërë atë fëmiun që ia kanë marrë, vazhdimisht se gjoja presiomn gjykata e gjëra të tilla. Por, siç po shihet presioni nëpër gjykata është nga ana e tij dhe gojën plotë kjo qeveri me reforma në gjyqësi, por nga ana tjetër ata janë ato që i bëjnë këto presione. Siç duket Taravari do të përfundojë nënkryetar i VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Sela.