Sela takoi ambasadorin Kilian Wahl, shef i misionit të OSBE-së në Shkup
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Seka, ka takuar Ambasadorin Kilian Wahl, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Enrica Vida, u.d. udhëheqëse e departamentit për çështje politike dhe komunikim të OSBE-së.
Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend, si dhe zhvillimet e fundit politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe pas formimit të Qeverisë së re.
Kryetari Sela njoftoi shefin e Misionit të OSBE-së se Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në vazhdimin e rrugës euro-atlantike të vendit, ruajtjen e stabilitetit si dhe procesin e reformave të nevojshme sistemore dhe institucionale.
Në takim janë theksuar edhe shqetësimet tona lidhur me zhvillimet aktuale dhe veprimet e Qeverisë që rrezikojnë arritjet e deritanishme si në planin e brendshëm ashtu dhe në perspektivën europiane të shtetit.