Sela: Regjistrimi nuk do të shtyhet, apel mërgimtarëve regjistrohuni sa më shumë për inat të palës tjetër
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në press konferencë tha se regjistrimi i popullsisë nuk do të shtyhet sepse ligji duhet të votohet në parlament dhe ne kemi munësi nëpërmjet badenterit ta bllokojmë shtyerjen e regjistrimit të popullsisë.
Zaevi dhe Mickovski mund të takohen edhe 1000 herë në ditë por më vjen keq për Ali Ahmetin që nëpërmjet telefonit i tregojnë se çfarë vendimesh kanë marrë dy partitë maqedonase dhe me këtë luajnë edhe me Ali Ahmetin dhe me popullin shqiptar.
Ziadin Sela u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen sa më shumë pasi që regjistrimi nuk do të shtyhet dhe nuk do të bëjnë pazare për regjistrimin.