Maqedoni

Sela reagon pas lirimit të Ejup Halimit dhe Ismet Gurit nga Gjykata e Apelit

Me vendimin e sotëm të gjykatës së apelit për të dërguar në rigjykim rastin Titanik ku ishin të dënuar dy zyrtarë të BDI-së për vjedhje zgjedhore, Zoran Zaev po përmbyll me sukses misionin e tij të amnistimit të BDI-se për dy dekada qeverisje kriminele.

Nën sundimin e tij, drejtësia është bërë lavatriçe për korrupsionin e nivelit të lartë. Herët a vonë, ai do të mbajë përgjegjësi, siç do të mbajnë përgjegjësi edhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar përmes vetingut të domosdoshëm dhe gjithëpërfshirës të sistemit tonë të kapur të drejtësisë.