Sela: Qoftë i fundit ky Nëntor i mbushur me lotë, dhimbje e pikëllim
Urim nga lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, me rastin e 28 Nëntorit
Qoftë i fundit ky nëntor i mbushur plot me dhimbje, lot, trishtim e pikëllim. Të gjejmë forcën që së bashku të nxjerrim mësim, të reflektojmë dhe të ringrihemi për tu bërë më të fortë se kurrë.
Të kujtojmë të kaluarën e lavdishme, të mbrojmë dhe të punojmë për të ardhmen. Të ruajmë ndjenjën e përgjegjësisë duke hapëruar drejt sfidave të reja, që të shohim veten tonë më të ndritur, më të ngritur, më të lirë e të barabartë.
Gëzuar dhe për shumë mot festa e Flamurit!