Sela: Po bashkohemi që të parandalojmë rreziqet që na vijnë nga Lindja
Kryetari i Aleancë për Shqiptarë Ziadin Sela pas nënshkrimit të marrëveshjes të koalicionit për Frontin Europian tha se po bashkohen që ti parandalojnë rreziqet nga Lindja.
“Kjo është sfida që shqiptarët do të zgjedhin në zgjedhjet të cilat vijnë tani. Ata do të dijnë ta zgjedhin vendin ku vërtetë janë bashkuar shqiptarët në mënyrë që jo si në të kaluarën ne çdoher kemi ditur të bëhemi bashkë kur kemi qenë në rrezik të madh dhe kur kemi qenë brenda rrezikut. Kësaj here ka një dallim ne po bëhemi bashkë për të parandaluar rrezikqe të cilat na vijnë nga Linda dhe sa më shpejtë në këtë vend të gjithë komunitetet ti bëjmë pjesë të Perëndimit”, tha Sela.