BallinaMaqedoni

Sela pas takimit të Frontit Evropian: Amaneti i popullit do të shkojë në vend!

Sot bashkë me liderët dhe organet e partive politike të Frontit Europian u takuam për të konstatuar fitoren dhe për ta bërë me dije se qëndrojmë deri në fund pas parimeve të shëndosha e progresive mbi të cilat hapëm faqen e bashkëpunimit, për të cilat populli na besoi 19 mandate deputetësh duke na bërë forcën e dytë politike në vend.

Këtu mbarojnë spekulimet tendencioze, të gjithë në Frontin Europian fuqishëm bashkë vazhdojmë drejt së ardhmes europiane! Amaneti i popullit do të shkojë në vend!

Qeveria e re duhet ti zbatojë ndryshimet kushtetuese dhe ta vazhdon rrugën europiane.
Opozita shqiptare të mos harrojë e të mos shkelë nënshkrimin e vendosur në marrëveshjen e përbashkët për Qeveri duke anashkaluar parimin e ndryshimeve kushtetuese!/Ziadin Sela