Maqedoni

Sela në Saraj takoi aktivistët dhe strukturat e Frontit Evropian (Foto)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot qëndroi në Komunën e Sarajit ku takoi aktivistët dhe strukturat në shtabin komunal të Frontit Europian.

“Kandidati për deputet, Naim Bajrami, bashkë me kryetarin Sela dhe kandidatët e tjerë për deputetë të njësisë zgjedhore 1, takuam qytetarë të Sarajit dhe fshatit Bukoviç, ku shpërndamë edhe materiale dhe platformën qeverisëse të Frontit Europian.
Si në vendbanimet e tjera, ashtu edhe sot u konfirmua se mbështetja e qytetarëve më 8 maj do të jetë edhe më e madhe dhe fitorja e Frontit Europian edhe më e thellë”, njoftojnë nga ASH.

Foto: https://www.facebook.com/share/p/xsyj7NhivbqAJJqP/?mibextid=WC7FNe