Maqedoni

Sela: Kushtetuta duhet ndryshuar!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencën e sotme për shtyp tha se Aleanca për Shqiptarët mbështet ndryshimet kushtetuese me çka do të hiqej 20 përqindëshi si përcaktues për shqiptarët në Kushtetutë, përcjell TV21. Sela tha se shqiptarët nuk duhet të trajtohen me definicione ofenduese në kuadër të kushtetuese.

“Ndryshimet kushtetuese e para punës nuk duhet të varen nga regjistrimi i popullsisë. Qëndrimi i ASh-së është konsistent dhe i përhershëm i shprehur shumë herë publikisht edhe kur është hapur Kushtetuta. E dëshmuar edhe me amendamente në cilat segmente mendojmë se duhet ndryshuar Kushtetuta, dhe po, Kushtetuta duhet ndryshuar!”, theksoi mes tjerash Sela.